Kandidati për të qenë ambasador i SHBA-së në Serbi, Anthony Godfrey ka thënë se është i vetëdijshëm për presionin rus mbi serbët.
Ai u shprehë se SHBA-ja, përkrahin Serbinë për integrimin në BE.
“Ne mbështesim integrimin e saj në BE. Serbia është në një pikë kthese dhe liderët duhet të zbatojnë reformat në mënyrë që vendi të shkojë drejt BE-së “, tha Godfrey për ‘Zërin e Amerikës’.
“Ne po punojmë në Beograd, Prishtinë, Uashington dhe Bruksel për të gjetur një mënyrë që Serbia dhe Kosova të gjejnë një zgjidhje, të largohen nga hapat kundër-produktiv që të dy palët po përdorin.”, u shprehë ai.
Godfrey tha se po punon që të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë, Malin e Zi dhe Kroacinë por do të vazhdojë presionin ndaj qeverisë serbe për përfundimin e vëllezërve Bytyqi në vitin 1999.
Anthony Godfrey aktualisht po shërben si Zëvendës Ambasadori i SHBA në Moskë, me gati 40 vjet shërbim në Marinën dhe diplomacinë e SH.B.A por që së shpejti do të bëhet ambasador në Serbi.