Site icon Telegrafi

Ambasadori i BE-së, Szunyog: Shpresoj të shoh një Kuvend funksional

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog pas konstituimit të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës tha se shpreson që të sheh një kuvend funksional dhe të konsensus politik për agjendën evropian dhe çështjet me interes të qytetarëve.

Szunyog në një postim në Twitter shkruan se është thelbësore që deputetët të bashkohen rreth objektivave të përbashkëta dhe të adresojnë çështjet që janë me nguti.

“Mirëpres formimin e Kuvendit të Kosovës. Është thelbësore që deputetët të bashkohen rreth objektivave të përbashkëta dhe të adresojnë çështjet e ngutshme për Kosovën. Shpresoj të shoh një Kuvend funksional… dhe konsensus politik për agjendën evropiane dhe të gjitha çështjet me interes të qytetarëve. Më të fortë së bashku”, shkruan Szunyog. /Telegrafi/

Exit mobile version