Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, u shpreh sot se heqja dorë nga mandatet e tyre nga deputetët e opozitës, minon procesin e integrimit të Shqipërisë.
Nga qyteti i Korçës, ai u shpreh se pasiguria në vend është shumë e lartë.
“Ne kemi hyrë në këtë situatë vetëm dje. Ka kaluar shumë pak kohë.
Ajo që mund të them është se pa dialog nuk ka zgjidhje në rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian në të cilën ajo ka bërë një progres shumë të madh.
Heqja dorë nga mandatet, minon procesin integrues të Shqipërisë drejt BE-së.
Deputetët kanë përgjegjësi ndaj votuesve, presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në dialog”, tha Soreca.