Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, në Gjykatën e Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ia dorëzoi kryetares së Gjykatës së Lartë, Besa Ademi, Raportin e ri të Komisionit Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Raporti thekson se aktivitetet e Gjykatës së Lartë për avancimin e praktikës gjyqësore dhe konsistencën e vendimeve gjyqësore, publikimin e Koleksionit të ri të Vendimeve të Gjykatës, vendosjen e qëndrimeve parimore dhe vendimeve gjyqësore për çështje me interes të lartë publik dhe mbrojtjen e ligjshmërisë.
Në pjesën për pavarësinë e gjyqësorit, raporti i referohet edhe procedurës për shkarkimin e kryetares të Gjykatës së Lartë, e nisur për shkak të deklaratave publike për ndikime të jashtme politike në punën e gjykatës, e cila u ndërpre.
Gjithashtu, raporti thekson edhe ndryshimet procedurale për publikun në seancën e përgjithshme dhe nxitjen e transparencës dhe angazhimet dhe aktivitetet e Gjykatës së Lartë për mbrojtjen e mjedisit përmes debatit për qëndrimin parimor si një kontribut konkret në mbrojtjen e shëndetin dhe parandalimin e ndotjes së ajrit.
Në fjalimin e tij para gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ambasadori Rokas shpjegoi gjetjet dhe rekomandimet kryesore në Raportin e Komisionit Evropian për sundimin e ligjit, duke iu referuar aktiviteteve të Gjykatës së Lartë.
Në këtë drejtim, ambasadori theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe zbatimin e reformave të nevojshme, duke shtuar se përkushtimi për zbatimin e tyre është thelbësor./Telegrafi/