Ambasadori amerikan në Beograd, Kylie Scott, ka përshëndetur emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në Mitrovicën e Veriut.
Ai ka shfaqur shpresën se do të vijë edhe deri te përparimi sa i përket asociacionit për komunat serbe.
“Edhe një hap i mirë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Shpresoj për përparim sa i përket çështjes së asociacionit të komunave serbe. Duhet përmbushur të gjitha obligimet”, ka shkruar Scott në llogarinë Twitter.