Site icon Telegrafi

Ambasadori rus: Vendimi i Maqedonisë ishte jomiqësor për Rusinë

Ambasadori rus në Maqedoni Oleg Scherbak, sot në konferencë për shtyp ka folur rreth ngjarjeve të fundit në vend me dëbimin e diplomatit rus nga Shkupi.

Ai tha se shteti i Maqedonisë nuk ka dashur të jep dëshmi për veprimet e diplomatit dhe se Rusia hedh poshtë të gjitha akuzat për rastin “Skripal”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me keqardhje e themi se disa shtete, mes tyre edhe Maqedonia morën hapa të përshpejtuar, të cilët janë jomiqësore për Rusinë. Duke i besuar Londrës dhe në llogari të interesave të shteteve të tyre dhe marrëdhënieve dypalëshe me Rusinë, ata kanë sjellur vendime të ngutshme”, tha Scherbak.

Sipas tij, organet britanike në kundërshtim me të gjitha normat juridike ndërkombëtare, etikën dhe logjikën, kundërshtojnë të bashkëpunojnë me Rusinë.

Sipas ambasadorit, sjellja e Britanisë së Madhe hap shumë çështje./Telegrafi/

Exit mobile version