Site icon Telegrafi

Ambasadori rus Shcherbak largohet nga Shkupi, vjen Sergei Bazdnikin

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin emëroi Sergei Bazdnikin si ambasador në Republikën e Maqedonisë, njofton TASS.

Dekreti i emërimit të ambasadorit të ri u botua së bashku me një dekret tjetër, me të cilin Putini e largon ambasadorin e tanishëm Oleg Shcherbak nga zyra, i cili ishte në detyrë që nga viti 2010.

Sergei Bazdnikin është një ish-zv. shef i departamentit për planifikimin e ministrisë së jashtme të Rusisë.

“Sergei Aleksandroviç Bazdnikin emërohet ambasadori i ri i Rusisë në Republikën e Maqedonisë” thuhet në dekretin e Putinit.

Nuk ka asnjë arsyen për ndryshimin e ambasadorit. /Telegrafi/

Exit mobile version