Telegrafi

Ambasadori rus kërkon që Maqedonia ta zgjidhë krizën pa ndihmë nga jashtë

Ambasadori e federatës ruse në Shkup, Oleg Scherbak, ka thënë se fshetësia e daljes së suksesshme nga çfarëdo qoftë krize është mjaft e thjeshtë dhe se zgjidhja afatgjate politike e çfarëdo krize duhet patjetër të gjendet brenda vendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai shton se vetëm një zgjidhje e këtillë është e qëndrueshme dhe të ofrojë perspektivë. Këtë mendin, Scherbak e mbështet në përvojën ruse, që ka kaluar shumë kriza të cilat i ka tejkaluar pa ndonjë ndihmë nga jashtë.

Këto mendime, ambasadori rus i tha në konferencën për shtyp, në kuadër të mbajtjes së ”Ditëve të kulturës shpirtërore të Rusisë në Maqedoni./Telegrafi/