Site icon Telegrafi

Ambasadori rumun, Stanila: Mirënjohje Kumanovës për bashkëpunimin me qytetin Kampina të Rumanisë

Ambasadori i Rumanisë në Shkup, Viorel Stanila, e ka vizituar sot qytetin e Kumanovës, ku është takuar me kryetarin e kësaj komune, Zoran Damjanovski dhe me konzullin rumun, Alizira Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambasadori Stanila u njoh me specifikat e vetëqeverisjes lokale dhe të decentralizimit në këtë komunë. Ai theksoi se takimet e këtilla mundësojnë njohje me përfaqësuesit e qeverisjes lokale, por edhe me vetë komunën.

Njiherit, Stanila shprehu mirënjohjen e bashkëpunimit të komunës së Kumanovës, që është vëllazëruar me qytetin Kampina të Rumanisë./Telegrafi/

Exit mobile version