Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar vendimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e Ligjit Kundër Duhanit.
Sipas këtij vendimi, është e ndaluar që të pihet duhani në ambiente të mbyllura.
“Lajm i mirë që ministri Peci ka filluar të zbatojë rregulloret ekzistuese të ndalimit të duhanit në restorante, bare, etj. Përmes inspektimeve të rrepta të pajtueshmërisë. Ushqimi dhe birra janë shumë më të mira pa duhan rreth jush dhe shumë më të shëndetshme për të gjithë ne”, ka shkruar Rohde në Twitter. /Telegrafi/
Good news❗️👏 that Min. Peci has started enforcing the long-existing smoking ban regulations in restaurants, bars etc. through strict compliance inspections 🚭🙏 Food and beer‘s much better without 💨🚬 around you, and much healthier for us all 🍻🌮🥗
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) April 17, 2023