Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka kujtuar 20 shkurtin, ditën kur Kosova dhe Gjermania, 15 vjet më parë vendosën marrëdhënie diplomatike.
“Në këtë ditë, 15 vjet më parë, Gjermania dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike përmes njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur”, ka shkruar ai.
Ambasadori Rohde ka shtuar se ishte Karl-Albrecht Wokalek, shefi i atëhershëm i Zyrës Ndërlidhëse Gjermane në Prishtinë, i cili i dorëzoi Presidentit të asaj kohe, Fatmir Sejdiu letrën zyrtare me të cilën Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës.
“Ajo që na lidh nuk është vetëm një partneritet i ngushtë, por një miqësi e vërtetë e bazuar në vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e ngushta mes njerëzve tanë. Është nder t’i shërbej kësaj miqësie si ambasador gjerman”, ka shkruar Rohde. /Telegrafi/
Karl-Albrecht Wokalek, the then Head of the German Liaison Office in Pristina, handed over the official letter by which Germany recognized the independence of Kosovo to President Fatmir Sejdiu. 2/3 pic.twitter.com/9Cz6HoU5ya
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 20, 2023