Ambasadori i jashtëzakonshëm dhe plotfuqishëm i Federatës Ruse në Republikën e Maqedonisë, Sergei Bazdnikin, sot dorëzoi kopjet e letrave kredenciale Ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke dashur sukses në kryerjen e funksionit përgjegjës të ambasadorit Bazdnikin, Ministri Dimitrov theksoi se Republika e Maqedonisë, e orientuar strategjikisht drejt integrimeve euroatlantike, i kushton rëndësi përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me Federatën Ruse dhe intensifikimit e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, njoftojnë nga Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë.
Bazdnikin vjen në vendin e Oleg Scherbak i cili ka shërbyer si ambasador në Maqedoni që nga viti 2010. /Telegrafi/