Site icon Telegrafi

Ambasadori i ri i Maqedonisë në BE është Aleksandar Nikollovski

Portali SDK bën të ditur se Aleksandar Nikollovski është ambasadori i ri i Maqedonisë në Misionin pranë BE-së në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nikollovski është deputet i OBRM-PDUKM-së dhe e merr pozitën e Andrej Lepavcovit, që në këtë pozitë ka qenë pesë vite. Përndryshe Aleksandar Nikollovski ka qenë kryetar i Delegacionit të Kuvendit të Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës./Telegrafi/

Exit mobile version