Në pritjen që u mbajt në Kompleksin Presidencial, ambasadori Vrenezi i dorëzoi letrat kredenciale presidentit turk
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në takim ambasadorin e Kosovës në Ankara, Agon Vrenezi.
Në pritjen që u mbajt në Kompleksin Presidencial, ambasadori Vrenezi i dorëzoi letrat kredenciale presidentit turk.
Pas prezantimit të ambasadorit Vrenezi, bashkëshortes, vajzës së tij dhe disa pjesëtarëve të ambasadës së Kosovës, ata u fotografuan me presidentin Erdogan.