Rektori i Universitetit të Tetovës, Vullnet Ameti, sot në kabinetin e tij priti në takim miqësor ambasadorin e ri të Italisë në Maqedoni, Karlo Romeo, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ambasadori i Italisë, sot për herë të parë vizitoi qytetin e Tetovës, ndërsa takimin e parë e realizoi me udhëhqësin e UT-së.
Gjatë këtij takimi, rektori i UT-së ishte i shoqëruar nga prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Arbër Çeliku, sekretari i përgjithshëm, Adem Beadini dhe shefi i kabinetit të rektorit, Faton Shabani.
Rektori i UT-së, e falenderoi ambasadorin për vizitën duke i uruar fat dhe suksese në detyrën e re.
Ndërsa ambasadori, Karlo Romeo tha se gjatë mandatit të tij do të angazhohet të ndihmojë Universitetin e Tetovës në krijimin e partneritetit dhe bashkëpunimit edhe me universitete të tjera nga Italia./Telegrafi/