Site icon Telegrafi

Ambasadori Orlando takohet me ministrin Quni

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni, me të cilin ka biseduar për të ardhmen e sigurisë në Kosovë.

Në një postim në Twitter, diplomati italian tha se në takim është biseduar edhe për kontributin e Italisë në stabilitetin rajonal përmes KFOR-it.

“Sot pata një takim të shkëlqyeshëm me ministrin Anton Quni. Ne diskutuam për të ardhmen e sigurisë së #Kosovës dhe kontributin kyç të #Italisë në stabilitetin rajonal përmes Kosovo Force – KFOR”, shkruan Orlando. /Telegrafi/

 

Exit mobile version