Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka komentuar ndeshjen Kosovë-Danimarkë.
Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka shkruar se Kosova ka merituar fitore.
“Merituan fitore”, ka shkruar në gjuhën shqipe ambasadori Ruairi O’Connell.
Ndërsa loja mes Kosovës dhe Danimarkës u mbyllë me rezultat 2:2.
Kujtojmë se Kosova të hënën do të përballet me Bullgarinë, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë./Telegrafi/