Telegrafi

Ambasadori O’Connell e konsideron si kërcënim bashkimin e Kosovës me Shqipërinë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell edhe sot ka debatuar me miqtë e tij në Facebook.

Në mesin e shumë pyetjeve që kishin të bëjën me liberalizmin e vizave, pati edhe pyetje lidhur me bashkimin kombëtar, transmeton Telegrafi.

Në pyetjen se përse bashkësia ndërkombëtare është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ambasadori O’Connell ka thënë se bashkimi kombëtar po tingëllon si kërcënim.

“Kosova ka kërkuar pavarësinë e saj. Bashkësia ndërkombëtare e ka njohur shtetësinë e Kosovës në bazë të planit të Ahtisaarit, i cili përjashton bashkimin me Shqipërinë. Dhe të them të drejtën kur dëgjoj të thuhet se në Ballkan do të ketë stabilitet vetëm nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë, tingëllon si kërcënim”, ka thënë O’Connell./Telegrafi/