Site icon Telegrafi

Ambasadori norvegjez vizitoi Devolli Group

Gjatë vizitës, ambasadori Jan Braathu, u njoftuan me gjithë procesin e prodhimit në Qumështoren VITA, ku mbeti i impresionuar nga niveli i lartë i standardeve të prodhimit, teknologjin.

Të pranishëm në këtë takim me Ambasadorin Jan Braathu ishin Blerim Devolli, pronar i Devolli Group, Haki Rugova, Kryetar i Komunës së Istogut, së bashku me Drejtorin Gjeneral të Devolli Group, Xhelal Radoniqin, si dhe me drejtorin e Qumështores VITA, Ernest Jusufi.

Ambasadori Jan Braathu ishte i shoqëruar nga Besnik Tahiri, Drejtor i Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale
Ambasada Norvegjeze për momentin është një ndër donatorët më të mëdhenj në Kosovë. /Telegrafi/

Exit mobile version