Telegrafi

Ambasadori norvegjez në Shkup, Bjornstand vizitoi Lëvizjen Besa, diskutuan për situatën politike

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i shoqëruar nga anëtarë tjerë të partis, ka realizuar takim me Ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstand.

Siç bëjnë të ditur nga kjo parti politike, në këtë takim kryesisht është biseduar për reformat e nevojshme që duhet t’i ndërmerr kjo qeveri si dhe zhvillimet e fundit politike në këtë vend.

Përfaqësuesit e Besës kanë thënë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në realizimin e reformave të nevojshme.

Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen./Telegrafi/