Site icon Telegrafi

Ambasadori i Nigerisë në Beograd tregon të vërtetën rreth njohjes së Kosovës nga shteti i tij

Nigeria asnjëherë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe qëndron me atë vendim që të mos e njohë pavarësinë e saj, ka thënë Cidzhiok Makhardi Ani nga Ambasada e Nigerisë në Beograd.

“Nigeria nuk ka ndryshuar pozicionin e saj, kur është fjala për njohjen e pavarësisë së Kosovës”, tha ai duke specifikuar se kjo do të thotë se shteti ‘nuk e njeh pavarësinë e Kosovës’.

Një listë vazhdon të figurojë në portalin shtetëror të Republikës së Kosovës. Sipas saj, numri i shteteve që e kanë njohur Kosovën është 96. E fundit është njohja nga Saint Kitts dhe Nevis më 28 nëntor të vitit 2012.

Aty figurojnë shtete për të cilat nuk kanë arritur kurrë notat verbale, sikurse Nigeria e Uganda.

Që Nigeria dhe Uganda e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, ka thënë asokohe ministri i tanishëm i Punëve të Jashtme Begjet Pacolli, gjatë mandatit të dytë të kryeministrit Hashim Thaçi në vitin 2011- 2012.

Ndërsa nga Ambasada e Ugandës nuk është përgjigjur askush në telefonatat e bëra nga mediet serbe, transmeton gazetametro.net

Përveç kësaj, vëmendja u përqendrua në faktin se të dhënat e Beogradit dhe Prishtinës për numrin e vendeve që kanë njohur pavarësinë ndryshojnë, nga Beogradi thonë që janë 106 vende, ndërsa nga Kosova 114.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë kanë thënë se nuk kanë asgjë për të shtuar vetëm se e përsërisin se Kosovën si shtet të pavarur e kanë njohur vetëm 106 shtete.

Exit mobile version