Site icon Telegrafi

Ambasadori Minxhozi i shpreh mirënjohje Hoxhajt për Fondin dhe RYCO-n

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin, një ditë pas votimit në Kuvend të Fondit për Ballkanin Perëndimor dhe RYCO-së.

Hoxhaj është shprehur i kënaqur për votimin e djeshëm të Parlamentit të Kosovës, ku u miratua marrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor, dhe Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor, RYCO.

Nga ana e tij, Ambasadori Minxhozi ka falënderuar ministrin Hoxhaj për gjithë angazhimin për ratifikimin e këtyre dy marrëveshjeve, si dhe ka falënderuar deputetët dhe Qeverinë e Kosovës.

Meqë, selia e fondit dhe ajo e RYCO-së do të jenë të vendosura në Tiranë, Hoxhaj tha se pret koordinim dhe bashkëpunim edhe më të madh me Shqipërinë, në funksion të shfrytëzimit të këtyre dy marrëveshjeve si një resurs nga i cili do të përfitojnë qytetarët, e veçmas të rinjtë e vendeve të përfshira.

Hoxhaj dhe Minxhozi kanë diskutuar edhe për një sërë projektesh të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë të cilat do të bëhen publike ditëve në vijim./Telegrafi/

Exit mobile version