Telegrafi

Ambasadori Minxhozi: Mos bëni panik, 190 maune brenda ditës futen nga Shqipëria në Kosovë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemajl Minxhozi u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës të mos kenë panik sa i përket furnizimit me ushqime.

Minxhozi për RTV Dukagjinin ka thënë se nuk ka asnjë problem për qarkullimin e mallrave.

“Brenda 240 orëve nga Shqipëria në Kosovë qarkullojnë 190 maune me mallra. Porti i Durrësit është në funksion të plotë”.

Ai thotë se Kosova i ka të gjitha mundësitë për të marrë mallra nga çdo vend i botës me të cilën kompanitë nga Kosova kanë kontrata.

”Nuk ka asnjë problem në ketë drejtim dhe çdo gjë sa I përket lëvizjes së mallrave është në suaza normale”.

Kujtojmë në Shqipëri deri më tani nga pandemia janë prekur 70 persona, dy nga të cilët kanë humbur jetën, ndërsa në Kosovë janë shënuar 22 raste infektimi me COVID-19 ku shumica prej tyre janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore./Telegrafi/