Site icon Telegrafi

Ambasadori Lu: Në burg peshqit e mëdhenj të krimit

Ambasadori i SHBA, Donald Lu ka dhënë një tjetër mesazh të fortë për situatën e krimit në Shqipëri.

Komentin, ambasadori amerikan Lu i ka bërë gjatë një komenti të gazetarit Skënder Minxhozi.

Ambasadori Lu kërkon që lufta kundër krimit të mos shikohet si një betejë kundër PS apo PD, por si betejë për të futur gangsterët në burg.

Mesazhi i plotë i ambasadorit Lu:

“Të lumtë, Skënder Minxhozi! Të gjithë nxitojnë ta shohin këtë betejë si kundër PS-së apo PD-së.

Ne amerikanët, duam veprime vendimtare kundër peshqve të mëdhenj të krimit.

Ne duam që të gjithë shqiptarët të ndalojnë grindjen dhe të fillojnë punën drejt një synimi të përbashkët: këta gangstere të futen në burg.

Mjaft u zutë dhe futjuni punës”.

Exit mobile version