Telegrafi

Ambasadori Grajqevci publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës në Mançester

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Grajqevci, është shprehur i shokuar pas shpërthimeve në qytetin e Mançesterit, ku kanë humbur jetën së paku 19 njerëz.

“Bashkëndjejmë me të gjithë ata që janë prekur drejtpërdrejt (nga sulmi) dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.

Lexo po ashtu Shpërthimi në Mançester: Konfirmohen 19 të vdekur dhe 50 të plagosur (Foto/Video)

Ndërkaq, më herët ai kishte publikuar një numër emergjent për shtetasit e Kosovës në Mançester dhe numri është: +447961064763.

Kujtojmë se në Manchester Arena, në fund të koncertit të Ariana Grandes, ka ndodhur një sulm që po trajtohet si sulm terrorist, duke lënë së paku 19 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur. /Telegrafi/