Ambasadori i Kosovës në Slloveni, Valdet Sadiku, i ka dorëzuar sot një kopje të letrave kredenciale ambasadores Natasha Prah, udhëheqëse e protokollit diplomatik, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë.
Emërimi i Sadikut ambasador në Slloveni u bë pas një periudhe të gjatë që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte shkarkuar ambasadorët e mëparshëm, transmeton Telegrafi.
Valdet Sadiku më parë ka qenë i Ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C. /Telegrafi/