Site icon Telegrafi

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri infektohet me coronavirus

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani është infektuar me COVID-19.

Hasani ka bërë të ditur se ka filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit, transmeton Telegrafi.

“Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta. Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit. Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, në Kosovë dhe Shqipëri kohëve të fundit është rritur numri i personave të infektuar me coronavirus. /Telegrafi/

Exit mobile version