Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, është takuar me presidentin Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.
Me anë të një postimi në Twitter, Dugolli ka thënë se është krenar për lidhjen unike mes SHBA-së dhe Kosovës.
Sipas tij, miqësia mes popujve të këtyre dy vendeve përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta.
“Krenar për lidhjen unike mes dy vendeve tona. Mirënjohës që miqësia e qëndrueshme mes popujve tanë përcaktohet dhe ushqehet nga vlera të përbashkëta. Të përkushtuar për të thelluar më tej marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe avancimin e prioriteteve tona të përbashkëta”, ka shkruar Dugolli.
🇽🇰🤝🇺🇸
Proud of the unique bond between our two countries.
Grateful that the enduring friendship between our peoples is defined and nurtured by common values.
Committed to further deepen 🇽🇰 – 🇺🇸 relationship and advance our shared priorities. pic.twitter.com/jkSTZUXP9k
— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) July 1, 2022
Ilir Dugolli është emëruar ambasador i Kosovës në SHBA, në nëntor të vitit 2021.
Në vitin 2019, ai ishte emëruar ambasador i Kosovës në Turqi, ndërkaq më herët ishte ambasador në Belgjikë. /Telegrafi/