Telegrafi

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, tani ambasador edhe në Danimarkë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ia ka dorëzuar letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës, Frederik André Henrik Christian.

Nga tani, Ajeti nuk do të jetë ambasador vetëm në Gjermani, por edhe në shtetin e Danimarkës.

“Nder i madh t’i dorëzoj letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës, Frederik André Henrik Christian”, ka shkruar ai në Facebook.

“I gëzohem bashkëpunimit dhe përforcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës”, ka shtuar Ajeti.

Ai tutje është shprehur Danimarka e ka mbështetur Kosovën në rrugën saj euroatlantike dhe do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë. /Telegrafi/