Telegrafi

Ambasadori japonez në Kukës, njihet me potencialet turistike të rajonit

Bashkëpunimi dypalësh me fokus turizmin ishte në qendër të takimit që Ambasadori japonez në Tiranë, Makoto Ito zhvilloi në bashkinë e Kukësit.

Gjatë bisedës me kryebashkiakun Bashkim Shehu, u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me prioritet turizmin.

Ambasadori japonez foli për fushat e mundshme të bashkëpunimit.

Duhet theksuar afërsia me Tiranën dhe qeverinë qendrore duke pasur autostradën dhe së dyti,  natyra e bukur që ofron rajoni i Kukësit dhe mundësitë e zhvillimit që ofron për rajonin.  Duke pasur një natyrë të bukur, ka mundësi të mira për të zhvilluar turizmin”, ka thënë ai, shkruan Ora News.

Nga ana e tij, kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu theksoi se bashkëpunimi me Qeverinë e Japonisë është i rëndësishëm për Bashkinë e Kukësit.

Jemi bashkëpunues, qytetarët e Kukësit kanë treguar gjithmonë se janë mikpritës dhe bashkëpunues qoftë për Agjencitë, qoftë për investitorët seriozë që mund të sjellë bashkëpunimi dhe lobimi që mund të bëjë Ambasadori që tashmë është në Shqipëri”.

Ambasadori Ito nënvizoi se qëllimi i vizitës së tij ishte edhe njohja me potencialet e rajonit të Kukësit.