Site icon Telegrafi

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri shtron darkë private për Jonida Maliqin

Foto: Jonida Maliqi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, i bëri të gjithë krenarë sivjet me paraqitjen e saj dinjitoze në “Eurovision 2019”.

Kënga e saj “Ktheju Tokës” me të cilën Shqipëria u prezantua sivjet, arriti deri në finalen e festivalit evropian, duke u renditur në vendin e 17-të.

Lidhur me këtë sukses, Jonida mori lëvdata të shumta nga fansat e saj, por edhe figurat publike.

Jonida Maliqi në “Eurovision 2019” (Foto: Michael Campanella/Getty Images/Guliver)

E së fundmi, ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Boaz Rodkin, ka shtruar një darkë private për këngëtaren në shenjë mirënjohje dhe nderimi për të.

Këtë e ka bërë të ditur vet Jonida Maliqi përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

“E nderuar nga Ambasadori i Israelit dhe stafi i tij në një darkë private”, ka shkruar këngëtarja.

E njëjta tash e sa kohë po përflitet shumë për jetën e saj private, teksa thuhet se ka nisur një lidhje të re me aktorin Romeo Veshaj. /Telegrafi/

Exit mobile version