Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka reaguar në rastin e fundit të lojtarit të Flamurtarit Ilija Ivic.
Në një intervistë ekskluzive për Telegrafi, futbollisti i nacionalitetit serb kishte tregua për karrierën e tij te skuadra kosovare dhe për ftesën që ka marrë nga Përfaqësuesja e Kosovës.
Nga aty, shumë figura të larta të Serbisë e kishin paragjykuar atë rreth pranimit të tij që të luajë te klubi nga Superliga e Kosovës dhe për ftesën e marrë nga ‘Dardanët’.
Kjo nuk kishte kaluar me kaq dhe nëna e tij ishte larguar nga puna, derisa të njëjtin fat mund ta ketë edhe babai i tij.
në këtë rast ka reaguar menjëherë ambasadori i Italisë që ka thënë se politika nuk ka vend në sport.
“Ndjenjë e mirë të takosh talentin Ilija Ivic! I dëshiroj atij dhe skuadrës suksese – ndoshta në Itali! Nuk ka vend për politikën në sport. Ata janë të dedikuar për pasion, një garë të shëndetshme dhe ndërtojnë ura mes atletëve dhe njerëzve. Urime Ilija! Forca Flamurtari”, ka shkruar Orlando në postimin e tij në Twitter.
Telegrafi i kishte dhënë një hapësirë të veçantë talentit Ilija dhe për mënyrën se askush nuk duhet paragjykuar për zgjedhjet personale, derisa Beogradi po vazhdon me fushatë të egër në sfera të ndryshe kundër Kosovës. /Telegrafi/
So cool to meet talented Ilija Ivic! I wish him & the team success – perhaps in #Italy!👍🏻 There is no place for politics in sports. They are meant for passion, healthy competition & building bridges among athletes & peoples. Congratulations Ilija! Forza #Flamurtari! 🇮🇹🇪🇺🇽🇰⚽ pic.twitter.com/3dGsj5NydY
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 25, 2020