Site icon Telegrafi

Ambasadori i Italisë në Kosovë uron qytetarët për konstituimin e Kuvendit

Ambasadori i Italisë në Kosovë Nicola Orlando, i ka uruar qytetarët e Kosovës për konstituimin e Kuvendit të ri.

Orlando përmes një statusi në Twitter i ka dëshiruar suksese kryesisë së re dhe të gjithë deputetëve në detyrat dhe përgjegjësit e tyre.

“Urime Shtetit dhe qytetarëve të Kosovës për inaugurimin e Kuvendit të ri. I uroj kryetarit të ri Glauk Konjufca, nënkryetarëve të rinj dhe të gjithë deputetëve suksese në përgjegjësinë e tyre”, ka shkruar Orlando në Twitter. /Telegrafi/

Exit mobile version