Telegrafi

Ambasadori italian viziton Ferdonije Qerkezin: U preka thellë nga dëshmia e saj

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka vizituar sot Ferdonije Qerkezin në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur.

Orlando ka thënë se është prekur nga dëshmia e saj për dhimbjen dhe humbjen.

“Në Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur në Kosovë u preka thellësisht nga dëshmia e jetës së Ferdonije Qerkezit për dhimbjen dhe humbjen. Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të hapura që ende duhet të marrin përgjigje, duke shmangur çdo politizim”, ka shkruar ambasadori Orlando. /Telegrafi/