Site icon Telegrafi

Ambasadori italian uron Pendarovskin për zgjedhje për president

Ambasadori italian Carlo Romeo personalisht dhe në emër të vendit të tij përgëzoi zgjedhjen e Stevo Pendarovskit për presidentë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i uruar “përmbushje të suksesshme të detyrës së lartë që iu është besuar nga populli”.

Ambasadori Romeo gjatë takimit me Pendarovskin ia dorëzojë edhe një letër urimi të cilën e publikoi në “Twitter”. Në të shkruhet se Italia mbështet hapat e reformave të vendit në perspektivën e integrimit evropian dhe euroatlantik dhe se do të vazhdojë të mbështesë punën konstruktive të Shkupit në bashkëpunimin e frytshëm rajonal.

Jam i bindur se gjatë tuaj si president, Republika e Maqedonisë së Veriut do të arrijë përparim konkret, i nevojshëm për integrimin e saj më të shpejtë në shtëpinë e përbashkët evropiane. Në këtë kontekst, ne së bashku mund të konsolidojmë partneritetin dypalësh dhe të forcojmë edhe më tej lidhjet politike, kulturore dhe ekonomike…”, shkruhet në letër./Telegrafi/

Exit mobile version