Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, homologut të tij gjerman, Jorn Rohde duke i thënë se i presin shumë punë, duke propozuar që të nisin duke punuar për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Mirëserdhe në Kosovë, i dashur koleg, mezi po pres që të punojmë shumë me ju për të vazhduar marrëdhënien e shkëlqyeshme që e kemi ndërtuar me ish-ambasadorin, Christian Heldt. Si partnerët më të mëdhenj ekonomik dhe të sigurisë, Europa ka shumë punë për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj euro-atlantik, duke nisur nga liberalizimi i vizave”, shkruan Orlando.
Ambasadori i ri gjerman, Jorn Rohde ka arritur sot së bashku me bashkëshorten e tij, Sonia Lapointe në Kosovë për të marrë detyrën.
Këtë e bëri të ditur vet ai përmes Twitter-it, ku falënderoi po ashtu ish-ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt për mikpritjen.
“Të dashur ndjekës, në këtë ditë të bukur, unë dhe gruaja ime Sonia Lapointe arritëm në Kosovë. Sot do të marrë kredencialet e mia. E falënderoj ish-ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt për këtë mirëseardhje të ngrohtë dhe shpresoj të ju takoj të gjithë juve këtu shumë shpejt”, shkruan Rohde.
Ndryshe, ditë më parë, tashmë ish-ambasadori gjerman Christian Heldt, ka përfunduar mandatin e tij si ambasador në Kosovë.
Para largimit nga Kosova, diplomati gjerman është shprehur i mërzitur që nuk do të mund të përshëndetet personalisht shkaku i pandemisë COVID-19. /Telegrafi/
Welcome to #Kosovo dear colleague @GermanAmbKOS! I look forward to working closely w you & renewing the great relation we built w Christian! As the biggest economic & security partner, the #EU has a lot of work to do in support Kosovo’s Euro-Atlantic path, starting with #visalib!
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) July 30, 2020