Telegrafi

Ambasadori italian: Do t’i hapim rrugën e integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando në ditën e Evropës, ka thënë se do t’i përgjigjen sfidave të kohës sonë me bashkim më të thellë dhe më të mirë, duke hapur rrugën e integrimit të Ballkanit Perëndimor.

“Në Ditën e Evropës ne festojmë arritjen tonë më të madhe, të rrënjosur në paqe, demokraci, hapje, barazi dhe prosperitet. Diversiteti ynë na bën më të fortë”, ka shkruar ai në Twitter. /Telegrafi/