Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit tonë që të zbatojnë masat e institucioneve shëndetësore në kohën kur pandemia COVID-19 po përhapet me shpejtësi të madhe.
Orlando përmes një postimi në Twitter, ka thënë se mund të shmangim varrosjen e madhe të viktimave sikurse ndodhi në Itali.
“Përderisa Coronavirus po përhapet me shpejtësi në Kosovë, më është thënë se një e treta e qytetarëve mohojnë/minimizojnë ndikimin e tij. Në fazën më të keqe në Itali, ushtrisë iu bë thirrje për t’u përballur me varrosjen e numrit dërrmues të viktimave. Ne mund ta shmangim këtë. Vendosni maskën. Ruani distancën. Lani duart”, ka shkruar Orlando. /Telegrafi/
🔴 As #Coronavirus spreads fast in #Kosovo I'm told one third of citizens deny/downplay its impact.
In the worst phase in #Italy, the military was called in to cope with overwhelming number of victims to be buried.
We can avoid it.
Wear mask. Keep distance. Wash hands.
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 pic.twitter.com/QT40zEGu6R
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) August 4, 2020