Site icon Telegrafi

Ambasadori italian: Rinia ka për detyrë që ta ndërtojë Kosovën

Rinia e Kosovës është e ngarkuar me detyra të rëndësishme që kanë të bëjnë me ndërtimin e sistemit social dhe me të ardhmen e vendit. Kështu u tha sot në konferencën me temën “Gjendja e rinisë në një Evropë në ndryshim. Kosova dhe Trenito – një krahasim”, e organizuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë.

Në këtë konferencë u theksuan të përbashkëtat dhe dallimet në mes të rinisë së Kosovës dhe asaj të shteteve të Evropës, duke u potencuar disa probleme me të cilat përballen të rinjtë e Kosovës, të cilat për të rinjtë e shteteve të Evropës janë të tejkaluara.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese potencoi se rinia është pasuria më e madhe që ka Kosova. Sipas tij, kjo rini është e ngarkuar me disa detyra shumë të rëndësishme për të cilat duhet të përgatitet.

F“Në Kosovë është një rini që e përfaqëson pasurinë e saj më të madhe. Është një rini që është e thirrur për detyra shumë të rëndësishme. Nga këto detyra është që të ndërtojë vendin e vetë, sepse ka pasur një gjeneratë që e ka fituar pavarësinë politi ke dhe kjo detyrë e kësaj gjenerate është dhe do të jetë që të fitohet një pavarësi për mirëqenie ekonomi dhe ndërtimin e sistemit social. Shumë nga këta të rinj janë duke u marrë me këtë punë. Pra, rini që duhet të përgatitet për një detyrë shumë të vështirë”, tha Ferrarese, raporton KP.

Ndërsa, profesori Carlo Buzzi nga Universiteti i Trentos, tha se të rinjtë e Kosovës si dhe ata nga shtetet e Evropës jetojnë në një kontest social duke shtuar se zhvillimi i rinisë i është nënshtruar ndryshimeve në shoqëri. Ai shtoi se proceset që dikur iu imponoheshin të rinjve sot kanë ndryshuar shumë.

“Ne jetojmë në një shoqëri që ndryshon dhe na bënë të paqartë… veçanërisht, të rinjtë sepse të rinjtë përderisa në një kohë proceset socializuese iu propozoheshin atyre apo iu imponoheshin a tyre pak a shumë në mënyrë të rregullt dhe stabile, sot ato procese kanë ndryshuar shumë dhe në mënyrë të rëndësishme, qoftë edhe në raportet në mes të rinjve dhe prindërve, të rinjve dhe arsimit, proceseve nëpër të cilat kalojnë dhe rriten. Pra, zhvillimi, rritja e të rinjve i është nënshtruar ndryshimeve, stimujve gjithnjë më të ndryshëm. Evropa dhe të gjitha shtet, pa përjashtime, i përjetojnë të njëjtat transformime. Kështu që të rinjtë në Evropë i kanë disa pika të përbashkëta, qoftë edhe kulturore të njohura. Shoqëritë evropiane kanë shumë ndryshime. Të jesh i ri në Evropë, në njërën anë ka pika prekëse, nga ana tjetër ka pika të dallimeve të mëdha”, tha ai

Në anën tjetër, profesoresha në Universitetin e Prishtinës, Linda Gucia, vëri në dukje disa probleme më të cilat vazhdojnë të përballen të rinjtë e Kosovës, në krahasim me ët rinjtë e shtetve të tjera që nuk i kanë k ëto probleme.

“Më shumë se 60 për qind e rinisë në Kosovë është e papunë, rinia në Kosovë është e varfër, jashtëzakonisht e izoluar. Nëse i shohin statistikat vetëm 1 në 20 të rinj të Kosovës kanë arritur të dalin diku përtej rajonit, duke i shtuar kësaj uljen politikave të mirëqenies shoqërore apo mungesën e strategjive të cilat kanë apo faktin që strategjitë dhe politikat nuk janë aq shumë të suksesshme në involvimin e të rinjve në jetën publike, politike, ekonomike në Kosovë… Përveç se kemi dallime me pjesën tjetër demografikisht, mendoj që duhet me theksu që rinia ën Kosovë është heterogjene… Dallimet janë shumë të mëdha, dallime urbane dhe rurale, dallimet në qasje që kanë rinia urbane dhe rurale janë shumë të mëdha”, tha ajo.

Kosova është vend me popullsinë më të re në Evropë, ku 50 për qind e popullsisë në Kosovë janë deri në moshë mesatare 25 vjeç, ndërsa 70 për qind nën moshën 45 vjeçare.

Exit mobile version