Telegrafi

Ambasadori italian në Kosovë i shpreh ngushëllime familjes së homologut të tij që u vra në Kongo

Ambasadori italian në Republikën Demokratike të Kongos dhe një polic ushtarak që udhëtonte me të janë vrarë në një sulm ndaj një autokolone të Kombeve të Bashkuara atje.

Lidhur me këtë rast ka reaguar homologu i tij në Kosovë, Nicola Orlando, i cili ngushëlloi familjen e tij përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter.

“Ambasada italiane në Prishtinë ngushëllon familjen e Ambasadorit në Kinshasa, Luca Attanasio, të oficerit dhe të shoferit të tyre, të cilët gjatë kryerjes së shërbimit, ishin sot viktima të një sulmi afër Gomës”, shkroi Orlando.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kush ishte prapa sulmit dhe nuk kishte asnjë pretendim të menjëhershëm të përgjegjësve.

Lexo po ashtu Vritet ambasadori italian në Kongo, pas një sulmi mbi një kolonë të OKB-së

Sipas faqes në internet të ministrisë, Attanasio kishte qenë shefi i misionit të Italisë në Kinshasa që nga viti 2017 dhe u bë ambasador në 2019.

Dhjetëra grupe të armatosura veprojnë në dhe përreth Virunga, e cila shtrihet përgjatë kufijve të Kongos me Ruandën dhe Ugandën. /Telegrafi/