Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando ka vizituar sot memorialin e Jasharajve në Prekaz, duke iu bashkuar kështu vizitës së mëhershme të kolegut të tij nga Ambasada britanike Nicholas Abott.
“Iu bashkova shembullit të sotëm të Nicholas Abott duke nderuar memorialin e Jasharajve në Prekaz për të kujtuar ndërhyrjen humanitare që çoi drejt pavarësisë. Italia ishte në krah të kosovarëve në vitin 1999. Ne vazhdojmë të mbështesim pavarësinë e Kosovës dhe të drejtën e qytetarëve të saj për të jetuar në një vend të lirë dhe demokratik”, shkruan Orlando në Twitter.
I joined @nickabbottfcdo example today honoring Jashari memorial in #Prekaz to remember the humanitarian intervention leading to independence. 🇮🇹 was at Kosovars side in 1999. We continue supporting 🇽🇰 independence & its citizens right to live in a free & democratic country. pic.twitter.com/kGAav0LMNT
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) November 11, 2020
Sot gjatë ditës memorialin e Jasharajve në Prekaz e ka vizituar edhe ambasadori britanik në Prishtinë Nicholas Abott. /Telegrafi/