Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka bërë thirrje që të institucionet e vendit të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve më 14 shkurt
“Nesër qytetarët e Kosovës do të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, pa presione politike, për të siguruar zgjedhje transparente, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin. Ne do ta ndjekim procesin nga afër”, ka shkruar Orlando në Twitter.
Tomorrow #Kosovo citizens will exercise their right to vote.
We call on all institutions to act in accordance w/intl standards, free from political pressure, to ensure transparent, credible & inclusive elections across the country. We will follow the process closely.
🇮🇹🇪🇺🇽🇰 https://t.co/Jj6BmJdEgv
— Nicola Orlando (@nicolaorlando) February 13, 2021
Edhe shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe shefat e misioneve anëtare të bllokut evropian në Kosovë thonë se është e rëndësishme që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës, të jenë transparente, të besueshme dhe përfshirëse.
Më 14 shkurt, në Kosovë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejt vote kanë mbi 1.7 milion qytetarë. /Telegrafi/