Telegrafi

Ambasadori Orlando: Italia mbetet krah Kosovës drejt shtëpisë tonë të përbashkët Evropiane

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka uruar popullin e Kosovës me rastin e 13 vjetorit të pavarësisë.

Orlando përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Italia mbetet përkrahë Kosovës.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë. Siç shkroi presidenti Mattarella, Italia mbetet në krahun tuaj, duke mbështetur me vendosmëri konsolidimin institucional dhe angazhimin tuaj për reformat, në rrugën drejt shtëpisë tonë të përbashkët Evropiane”, ka shkruar Orlando. /Telegrafi/