Ministresha për shoqëri informatike dhe administratë publike, Marta Arsovska – Tomovska ka realizuar një takim me ambasadorin e mbretërisë holandeze, Wouter Plomp, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Siç bëjnë të ditur nga kjo ministri, në takim është diskutuar për projekte dhe aktivitete për reformimin e administratës publike dhe përmirësimin e gjendjes në sferën e mediave./Telegrafi/