Lëvizja BESA ka pritur në takim ambasadorin e Holandës, Wouter Plomp. Ai u prit nga kryetari Bilall Kasami dhe anëtari i kryesisë qendrore, Kastriot Rexhepi, njofton Telegrafi Maqedoni.
Temë bisede ka qenë kriza e tanishme politike në vend, ndërkaq kryetari Kasami ka shprehur shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit në vend. Më tej, ambasadorit Plomt i është kumtuar edhe përkrahja që Lëvizja do t’i jep Këshillit Opozitar për protestën e 9 majit.
Nga ana tjetër, ambasadori Plomp, ka njoftuar lëvizjen BESA për qëndrimin e tyre në lidhje me krizën e tanishme politike dhe për angazhimin e tyre për të ndihmuar Maqedoninë për të dalë nga kjo krizë.
Lëvizja BESA edhe një herë ka theksuar se platforma e saj RIDEFINIMI është një mundësi e mirë për daljen nga kriza e tanishme politike në vend./Telegrafi/