Ambasadori gjerman Christian Heldt, ka pranuar sfidën nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga për mbjelljen e një peme.
Ai, gjithashtu ka sfiduar edhe disa persona me mbjelljen e një peme.
“Sfida u pranua. Sot mbolla pemën e gjelbër në kopshtin e Ambasadës”, ka shkruar ambasadori në Facebook, transmeton Telegrafi.
Shkrimi i plotë:
“Sfida u pranua. Sot mbolla pemën e gjelbër në kopshtin e Ambasadës. Tani e sfidoj David Oberhuber nga GIZ-i në Kosovë, René Eschemann KfW Kosovë, Wolfgang Leidig nga Inovacioni dhe Parku i Trajnimit (ITP) Prizren dhe Drejtori i Përgjithshëm i NATO-s për Këshillimin dhe Ndërlidhjen e NATO-s. Të gjithë të propozuarit janë sfiduar të mbjellin një pemë, kudo në Kosovë dhe pastaj të nominojnë njerëz të tjerë”./Telegrafi./