Telegrafi

Ambasadori Heldt: Kosovë urime ditëlindja e 12-të, Gjermania është sot me ju për të nesërmen e përbashkët në BE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka uruar 12 vjetorin e pavarësisë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Heldt ka thënë se “Gjermania është sot me ju për të nesërmen e përbashkët në Bashkimin Evropian”.

“Mirëmëngjesi Prishtinë dhe urime ditëlindja e 12-të Kosovë. Gjermania është sot me ju për të nesërmen e përbashkët në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Heldt. /Telegrafi/