Telegrafi

Ambasadori grek në Maqedoni me notë proteste për shkak të ngjarjeve në Idomeni

Shefi i Zyrës greke për lidhje në Maqedoni, ambasadori Theocharis Lalakos, ka dërguar dy nota proteste deri te autoritetet e Maqedonisë lidhur „episodet e papranueshme që ndodhën në Idomeni“, kumtoi Ministria e punëve të brendshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

– Ambasadori Lalakos e bëri të ditur qartë në mënyrën më kategorike që përdorimi i forcës me asgjë nuk kontribuon për zgjidhjen e problemit me refugjatët dhe është në përplasje të drejtpërdrejtë  me dispozitat gjegjëse të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare, thuhet në kumtesë.

Ai, sipas MPJ greke, u ka apeluar autoriteteve në Maqedoni „të përgjigjen në mënyrë adekuate me kushtet dhe të shfaqin përgjegjësi adekuate, përmbajtje dhe seriozitet“.