Site icon Telegrafi

Ambasadori i Gjermanisë shkruan për fitoren e Kosovës: Këta djem s’ka kush t’i ndalë

Ambasador i Gjemanisë në Kosovë, Christian Heldt duket se iu ka gëzuar shumë fitores tonë të mbrëmshme ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Përfaqësuesja jonë fitoi me rezultat 2-0 ndaj malazezëve me golat e shënuar nga Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi qysh në pjesë të parë.

Ambasadori gjerman i është gëzuar fitores së ‘Dardanëve’ derisa ka shkarkuar në llogarinë e tij në Twitter se këta djem nuk ka kush t’i ndalë.

“Oooops, ata e bënë atë sërish. Kosova, 2:0 kundër Malit të Zi në kualifikimet për EURO 2020. Nuk mund t’i ndalësh, thjesht të mrekullueshëm, ata e meritojnë. I kënaqur që pash përfaqësues të lartë të Federatës së Futbollit të Gjermanisë në ndeshje, ata e njohin cilësinë”, shkroi Heldt.

Lexo po ashtu Paraqitje e shkëlqyer ndaj Malit të Zi, UEFA ndaloi për doping Rrahmanin dhe Alitin

FFK-ja nënshkroi të hënën në Prishtinë një marrëveshje gjithëpërfshirëse bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Gjermanisë, ku përfshihet shkuarja e ekipeve kombëtare të grupmoshave të reja në kampet e Gjermanisë, si dhe edukimi i gjyqtarëve, trajnerëve dhe administratorëve të FFK-së.

Anglia është lider i Grupit A me 15 pikë, Republika Çeke me 12, Kosova me 11, Mali i Zi dhe Bullgaria me tri sosh. /Telegrafi/

Exit mobile version