Site icon Telegrafi

Ambasadori gjerman reagon pasi Serbia e dënoi me burg zyrtarin komunal nga Leposaviqi

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar lidhur me rastin e Drejtorit të Administratës në Komunën e Leposaviqit, i cili është arrestuar ditë më parë në territorin e Serbisë.

Në reagimin e tij Rohde ka thënë se nuk është hera e parë në muajt e fundit që arrestimet në pikën kufitare ngrenë dyshime për ndërhyrje politike.

Lexo po ashtu Serbia e dënon me dhjetë ditë burgim zyrtarin komunal nga Leposaviqi

“Duke ndjekur nga afër raportet shqetësuese për ndalimin e shefit të administratës së Leposaviqit në Serbi. Nuk është hera e parë në muajt e fundit që arrestimet në pikën kufitare ngre dyshime për ndërhyrje politike. Pritet që ankesa zyrtare të shqyrtohet shpejt”, ka shkruar ambasadori gjerman në Twitter.

Drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës, Nikolla Radomiroviq, është dënuar me dhjetë ditë burgim në Serbi për “posedim të armës së ftohtë”.

“Aktgjykimi nuk është juridikisht i detyrueshëm, sepse kundër këtij aktgjykimi kanë parashtruar ankesë i pandehuri dhe parashtruesi i kërkesës, andaj procedura ankimore është në vazhdim e sipër”, ka thënë Gjykata për Kundërvajtje nga Rashka./Telegrafi/

Exit mobile version